Epidemia globale e vetmisë/ Raporti: 1 në 4 persona ndihet i vetmuar
1 në 4 persona në të gjithë botën, ndihen mjaft ose shumë të vetmuar. Sondazhi i fundit i realizuar nga Gallup në 142 vende, ku përfshihet edhe Shqipëria zbuloi se 24% e njerëzve të moshës 15 vjeç e lart ndihen shumë të vetmuar.
“Njeriu i vetmuar përjeton disa çrregullime të natyrës së mërzisë, trishtimit, depresionit. Ka mjaft raste ku vetmia e çon deri në një përshpejtim të fundit të jetës”,-tha Entela Binjaku psikologe.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se shkalla e vetmisë ishte më e lartë tek të rinjtë, me 27% të rinjve të moshës 19 deri në 29 vjeç që raportuan se ndiheshin shumë ose mjaft të vetmuar.
“Mendoj se kjo rritje e vetmisë ka ardhur si rezultat i pasigurisë në vendin e punës, pamundësisë për të mbajtur, apo për të vendosur raporte të mira e të qëndrueshme në vendin e punës, sigurisht impulsiviteti i moshës të bën më fluid dhe të rinjtë i kanë më të vështira marrëdhëniet shoqërore, që t’i mbajnë”, tha psikologia Entela Binjaku.
Edhe pse shumë thirrje për të reduktuar vetminë janë të përqendruara tek të moshuarit është parë që shumica e atyre të moshës 45 vjeç e lart nuk ndihen aspak të vetmuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore