“Të fortët e Vlorës kanë kërcënuar vajzën”, Hoxha: Vihet re dembelizmi i policisë
Kreu i Rithemelimit të Vlorës, Artid Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se ata që cilësohen si të fortët e Vlorës, kanë kërcënuar vajzën e përdhunuar në këtë qytet nga një grup djemsh.
Sipas tij kjo ngjarje ka shënjuar Vlorën, ndërsa theksoi se familjarët e djemve që kanë abuzuar me 26-vjeçares janë përpjekur ta mbulojnë krimin.
“Po mos të ishte për gazetarët, kjo ngjarje do të mbetej e izoluar, për mos të thënë që nuk do përmendej fare. E imagjinoni në çfarë gjendje do ishte 26-vjeçarja nëse kjo ngjarje dhe denoncimi që ajo do të kishte bërë ndaj atyre të rinjve nuk do të merrej fare në trajtim as nga organet e Policisë së Shtetit dhe as nga organet hetuese të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, megjithatë këtu dua të ritheksoj përsëri dembelizmin e organeve ligjzbatuese përsa i përket procedurave që duhet të kishin kryer në momentin e ardhjes së denoncimit nga kjo 26-vjeçare,” – u shpreh Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës