“Ku është zhdukur Ilir Meta?” Dervishi: Ka qenë President, mbart me vete sekrete…
Gazetari Ferdinand Dervishi tha në “Review” në Eruonews Albania se mosreagimi i ish-presidentit Ilir Meta për të gjithë çështjen “Partizani”, ku si person nën hetim është marrë edhe ish-kryeministri Berisha, të bën të dyshosh shumë në lidhje me atë që po ndodh.
Së fundi nëpër media kanë qarkulluar aludime se çfarë ka ndodhur me ish-presidentin Meta, pasi prej tij nuk dihet asgjë që prej të shtunës, ku u dha masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj Sali Berishës.
Sipas gazetarit Dervishi, është tentuar të ketë një komunikim me të afërm të Ilir Metës, por askush nuk është përgjigjur.
“Është ish-presidenti i Shqipërisë. Ka akoma eskortë. Është një njeri që ka qenë kreu i sigurisë kombëtare. Ai njeri mbart me vete sekrete. Ku është ky njeri? Ku ka përfunduar ky njeri. I bien telefonave të njerëzve të tij dhe nuk e hapin. A e di presidenti aktual se ku është paraardhësi i tij? A e di policia? Të ziej opinioni një javë dhe mos të dalë askush, sikur është inekzistent. Ai ka edhe një parti mbrapa vetës. Kjo të bën të dyshosh shumë se çfarë po ndodh”,-tha gazetari Ferdinand Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset