Artisti i Pedonales rrëfehet në Real People: Pikturat nudo më nxorën nga varfëria
Artisti Artur Bushi, i cili prej 12 vitesh shet pikturat e tij në rrugët e Tiranës, tregoi në emisionin Real People në Euronews Albania se gjithnjë ka dashur të bëjë gjëra të veçanta, prandaj ka përzgjedhur copa parketi për të pikturuar.
Ai tregon se nisi ta bëjë këtë punë si eksperiment, por rezultoi e suksesshme në një kohë kur shumë njerëz e mbajtën me fjalë boshe e nuk i ofruan një punë tjetër, duke nxjerrë moshën e tij si justifikim.
62-vjeçari që i shet pikturat e tij tek Pedonalja e Tiranës, shprehet se shijet e blerësve shqiptarë janë kultivuar shumë nder vite dhe janë përmirësuar.
Gjithsesi, nga eksperienca me turistë të huaj dhe kalimtarët vendas, ai ka kuptuar se këta të fundit i preferojnë shumë pikturat nudo, por nuk e shprehin hapur.
“Unë jam artist jo tregtar, për ne artistët luksi është i pakonceptueshëm, po ne kemi një gjë që kënaqemi me pak dhe ajo pak na pëlqen. Nudot i pëlqejnë. Nudon e parë e kam bërë në ‘78 në Lice, nudo me modele reale. Bëra një eksperiment, thashë të provoj diçka se isha në një dilemë për jetën; më dukej sikur isha në mes të Saharasë dhe me erdhi ideja, pse nuk e provoj se unë i humbur jam, është pasioni që nuk të lë. Dola këtu, filluan njerëz të ndalonin, u krijua një satisfaksion te njerëzit”, tregoi ai
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:25 Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë