Turqia përgatitet të shpallë Izraelin shtet “kriminel lufte”
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha para një tubimi pro-palestinez në Stamboll se shteti i tij po përgatitet ta shpallë Izraelin “kriminel lufte” për shkak të veprimeve të tij në Gazë.
Gjatë adresimit të tij para qindra mijëra personave që iu bashkuan tubimit, Erdogan po ashtu mbajti shtetet perëndimore përgjegjëse për vrasjet në Gazë dhe për dështimin që të ndalin sulmet e Izraelit.
“Izrael, ne do t’iu shpallim kriminel lufte para botës”, tha Erdogan. “Ne po bëjmë përgatitjet dhe ne do ta shpallin Izraelin para botës si kriminel lufte”.
Erdogan, Qeveria e të cilit së fundi ka rivendosur raportet diplomatike me Izraelin, ka kritikuar këtë shtet.
Më herët gjatë javës, Erdogan tha se grupi militant i Hamasit nuk është organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që lufton për tokat dhe popullin e tij.
Pas deklaratave të Erdoganit, Izraeli tha se po tërheq stafin diplomatik nga Turqia.
“Duke pasur parasysh deklaratat që vijnë nga Turqia, kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë në mënyrë që të bëjmë një rivlerësim të raporteve midis Izraelit dhe Turqisë”, tha ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.
Që nga mbrëmja e së premtes, Izraeli ka nisur operacionin tokësor në Gazë. Më 28 tetor, ushtria izraelite tha se po zgjeron operacionin dhe këmbësoria dhe tanket po mbështeten nga “sulme masive” ajrore dhe detare.
Izraeli po ashtu u ka bërë thirrje palestinezëve në Rripin e Gazës që të largohen nga veriu i territorit për në jug.
Ushtria izraelite tha se po bombardon rrjetin e tuneleve dhe bunkerëve nëntokësorë të Hamasit, që gjendet në Gazë, në pjesën veriore të territorit.
Hamasi kreu sulme të koordinuara ndaj jugut të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë pengje mbi 200 persona.
Ndërkaq, si pasojë e sulmeve hakmarrëse, në Rripin e Gazës që nga nisja e luftës janë vrarë mbi 7.700 persona. Ndërkaq, në Bregun e pushtuar Perëndimor, mbi 110 palestinezë janë vrarë gjatë dhunës dhe gjatë bastisjeve izraelite.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur