Von der Leyen sot viziton Kosovën, takohet me Kurtin e Osmanin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Von der Leyen sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit do të mbajnë një konferencë, mediat do të marrin pamje në fillim të takimit.
Zyrtarja e lartë evropiane do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Takimi nisë nga ora 14:40.
Ajo është takuar dje në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi. Ky i fundit në një postim në Facebook ka dhënë detaje nga bisedimet me Von der Leyen.
“Në takimin e punës me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bisedonim për përgjegjësinë politike të gjithë partive në miratimin e ndryshimit të Kushtetutës dhe proceseve reformuese në drejtim të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Xhaferi.
Përveç Xhaferit, e para e Komisionit Evropian dje është pritur në takim edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.
“Me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutuam për fazat e ardhshme të negociatave pas përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe dinamikën e zbatimit të reformave. Faleminderit për mbështetjen dhe përkushtimin nga BE-ja për integrimet tona evropiane”, ka shkruar Pendarovski në një postim në Facebook.
Pas Prishtinës, Von der Leyen do të vazhdojë vizitën në Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Gjatë vizitës në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, kryetarja e Komisionit Evropian, do ta prezantojë Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor, e cila është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Paketa e investimeve e planifikuar nga Unioni për avancimin e rajonit arrin në 6 miliardë euro – 2.1 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi, por kjo ndihmë për rajonin do të kushtëzohet nga shkalla e reformave të zbatuara në secilin prej vendeve veç e veç.
Dita e shtatë e grevës së minatorëve në Trepçë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut