Libri i Spears “Gruaja në Mua”/ Rrëfimi i zemëruar i yllit të muzikës thyen rekorde

29 Tetor 2023 | 20:12

Libri i Këngëtares amerikane Britney Spears me mbi 400,000 kopje të shitura në javën e parë të publikimit bëhet ‘memoari më i shitur i të famshëmve në histori’

Britney Spears, e cila nuk ka dhënë një intervistë që prej vitit 2018 dhe ka shmangur daljet tradicionale publike, rrëfehet në librin e saj “Gruaja në mua”,

Gati dy vite pas lirimit nga konservatori, Britney Spears publikoi librin e saj, “Gruaja në mua”, I cili tregon detaje tronditëse nga historia e trishtë të këngëtares për një jetë të kaluar në mëshirën e të tjerëve.

Në “The Woman in Me”, ylli i muzikës pop shprehet mbi kontrollin që familja e saj ushtronte, marrëdhënien me Justin Timberlake, abortin, përplasjen me disa nga artistët më të mëdhenj të Hollivudit dhe reflekton për momentet frymëzuese kur dashuria e saj për muzikën e ndihmoi të kalonte disa nga momentet e saj më të errëta.

Me një zë narrativ tërheqës, udhëtimit personal I këngëtares do të frymëzojë dhe trishtojë çdo lexues.

Ajo nuk I ka kursyer detajet e jetës së saj, si një adoleshente që shpesh herë është bërë subjekt i talljeve, një e rritur e burgosur në konservator, mohimi i disa nga të drejtave elementare të njeriut që e shtynë të shmangë të gjithë daljet tradicionale publike dhe intervistat që prej vitit 2018.

Ngurrimi i saj për t’u intervistuar, që buron pjesërisht nga një mosbesim i mbjellë në dekada si pasojë e pandjeshmërisë mediatike dhe jo vetëm, nuk duket se ka ndikuar në shitjet e hershme të librit pasi “Gruaja brenda meje” arriti në vendin e parë në listën e librave më të shitur të Amazon me mbi 400,000 kopje të shitura në javën e parë të publikimit dhe pritet të arrijnë më shumë se një milion.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026