Lajçak zbulon çfarë ndodhi në takimet në Bruksel të Kurtit dhe Vuçiçit
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç pritet të takohen së shpejti në Bruksel. Lajmi është bërë i ditur nga i dërguari i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak
Përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me takimet që kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, zhvilluan me liderë të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, Lajçak tha se Kurti dhe Vuçiç u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes, por kishin mospajtime për modalitetin, duke thënë se për këto çështje do të ketë sqarimeve gjatë javëve në vijim.
“Ato që ishin planifikuar të ishin takime të shkurtra me liderët evropianë, u kthyen në negociata të gjata të ndara me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti pasi liderët evropianë duhej të largoheshin për në Këshill.
E mirëpres që të dy liderët treguan gatishmëri për zbatimin e Marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet. Ata kishin komente dhe pyetje për propozimin evropian për statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin ua kemi paraqitur gjatë misionit tonë të përbashkët të shtunën e kaluar. Shpresoj se do të jemi në gjendje të sqarojmë pyetjet dhe shqetësimet e hapura në javët në vijim.
Statuti ynë propozon një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe nuk i kalon vijat e kuq të Palëve siç janë përcaktuar më parë. Por ky nuk është i vetmi element që ka nevojë për zbatim. Edhe Serbia ka shumë detyrime të pazgjidhura nga Marrëveshja dhe ne duhet të shohim që zbatimi të përparojë paralelisht, në mënyrë që edhe Kosova edhe Serbia të marrin atë që kanë rënë dakord. Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes pa parakushte apo vonesa.
Siç u shpreh qartë tre liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm. Me këtë në mendje, unë do të ftoj kryenegociatorët së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër