Zgjedhjet e 25 prillit, PS depoziton në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si parti

11 Shkurt 2021 | 10:30

Partia Socialiste ka depozituar në KQZ, kërkesën për t’u regjistruar si parti në zgjedhjet e 25 prillit.

Kërkesa e Partisë Socialiste mban firmën e Sekretarit për Organizimin dhe Koordinimin Elektoral, Arben Pëllumbi.

Subjektet politike kanë të drejtë deri në 15 shkurt të dorëzojnë në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si parti.

Pas depozitimit të kërkesave duhet që të mblidhet ky institucion dhe t’i shqyrtojë ato. 

Javën e kaluar KQZ miratoi 10 parti për zgjedhjet e 25 prillit dhe 2 kandidatëve të pavarur ju dha të drejtën për të mbledhur firmat.

Ndërkohë sot pasdite në orën 17:00 është parashikuar një mbledhje e KQZ-së, ku do të diskutohet edhe për regjistrimet e partive që kanë depozituar kërkesat.

Një ditë më parë dorëzoi në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim edhe Partia Socialdemokrate (PSD) e Tom Doshit.

Ndërkohë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u ka bërë thirrje partive politike, që në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit të mos kenë persona të inkriminuar.

Lexoni gjithashtu:

Tom Doshi kërkon regjistrimin e PSD-së në zgjedhje

Pesë vjet nga Dekriminalizimi, politika ende flirton me të inkriminuarit për vota

‘Mesazhi amerikan’ për kandidimin e Doshit, kryeministri Rama shmang pyetjen e gazetares së Euronews Albania

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026