Ukraina godet sistemet ruse, reagon Moska: Perëndimi po përhap tensione gjeopolitike

30 Tetor 2023 | 16:30

Ushtria ukrainase deklaroi se ka goditur me sukses një sistem rus të mbrojtjes ajrore, natën mes së dielës dhe së hënës, në Krimenë e Aneksuar. Njoftimi u bë i ditur në rrjetin “Telegram”, i pashoqëruar nga detaje të tjera. Ndërkohë, nga Kina, ministri rus i Mbrojtjes akuzoi SHBA se po nxisin tensionet gjeopolitike.

“Pasi shkaktoi një krizë akute në Evropë, Perëndimi po përpiqet të zgjerojnë potencialin e krizës në Azinë e Paqësorit. Linja e Perëndimit drejt përshkallëzimit të përplasjes me Rusinë përbën rrezik konkret për një përplasje mes fuqive bërthamore, që do të kishte pasoja katastrofike”, tha Sergei Shoigu, ministër i Mbrojtjes i Rusisë.

Rreth 2 mijë ukrainas morën pjesë në një maratonë 1-kilometërshe në Kiev, të veshur me bluza që mbanin emrat dhe fotot e ushtarëve të vrarë në luftën me Rusinë.

“Shumë nga shokët tanë nuk do të kthehen më dhe unë nuk do të mund t’u shtrëngoj dorën apo të flas me ta. Por ata mbeten në zemrën time”, u shpreh Volodymyr Rutkovskyi, veteran lufte.

“Kjo është një copëz mirënjohjeje për këdo që mbron dhe ka mbrojtur vendin tonë. Ajo tregon se ne nuk jemi indiferentë ndaj asaj që po ndodh”, tha Tetiana Bojko, pjesëmarrëse në maratonë.

Familjarë të viktimave të luftës pozuan në fund për një foto.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026