Mbyllja e bizneseve gjermane në Shqipëri, ministri Shalsi: Viti 2020 ishte i vështirë

11 Shkurt 2021 | 13:58

Bizneset gjermane, të cilat operojnë në Shqipëri gjatë vitit të shkuar patën rënie të theksuar të shitjeve dhe kjo problematikë çoi në mbylljen e tyre.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi thotë se këto biznese nuk janë ankuar sa i takon klimës së biznesit, por ankesat e tyre shton ai kanë ardhur nga problematikat që ka shkatuar pandemia e Covid-19. 

“Nuk është se po ankohen për klimën e biznesit, por po ankohen për vështirësitë me të cilat po përballet biznesi. Nuk është fakt i panjohur, nuk është Shqipëri i vetmi vend që po përballet me vështirësi të tilla, sot shumë vende më të konsoliduara po kalojmë periudhë shumë të vështirë dhe viti 2020 ishte vit i vështirë për të gjitha vendet e botës”, tha ai

Pavarësisht problemeve me të cilat përballet sipërmarrja dhe biznesi, z. Shalsi shprehet se ka patur një lirshmëri dhe menaxhim të mirë të pjesës së të bërit biznes.

“Qeveria dhe unë personalisht kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me sipërmarrjen, kemi qenë nëpër zyra dhe në terren dhe kemi parë të gjitha vështirësitë më të cilat është hasur sipërmarrja. Gjatë periudhës së fundit është menaxhuar mirë pjesa e lirshmërisë e të bërit biznes në Shqipëri”, tha z. Shalsi.

Lexoni gjithashtu: 

Nikolin Jaka tregon mënyrën si mund të rimëkëmben bizneset

Bizneset gjermane në Shqipëri, skeptike për të ardhurat në 2021, kërkojnë ulje të taksave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026