Përleshja në Kuvend, Flamur Noka paralajmëron Ramën: Nuk ke parë asgjë akoma

30 Tetor 2023 | 21:24

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se ende nuk është parë asgjë nga ajo që pritet të ndodhë brenda parlamentit.

Teksa diskutohej për tensionet që ndodhën në seancën e të hënës, ku pati dhe konfrontim fizik, Noka nuk u përpoq të qetësonte tonet, por duke e justifikuar çfarë ndodhi, paralajmëroi për situata edhe më të tensionuara.

“Prisni se s’keni parë gjë akoma. Këtë thash unë, tjetrën zbërthejeni ju. Unë këtë thash, prisni se s’keni parë gjë akoma. E mbani mend kur Edi Rama na tha në vitin 2013 prisni se s’keni parë gjë akoma, pra ai tregoi se si do përshkallëzohej arroganca, arbitrariteti, dhuna ndaj opozitës, mohimi i lirive të tyre ligjore dhe kushtetuese. Tani unë po them që brenda atij parlamenti, prisni se s’keni parë gjë akoma,” – u shpreh Noka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve

Në ditën e 25-të të protestës, për të tretën herë radhazi u rilexuan kërkesat e protestuesve nga një prej pjesëmarrësve në tubim. Kujtojmë se këto...
19:50 | 24/06/2026