Flamur Noka: “Faji” i vetëm që ka Berisha, i ktheu pronën e trashëguar dhëndrit

22 Tetor 2023 | 20:38

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se Sali Berisha nuk ka ndihmuar dhëndrin e tij, por e ka lejuar atë që të ndërtojë në një pronë të cilën e ka ligjërisht të trashëguar.

Noka tha se lejen e ndërtimit në atë truall e ka dhënë vetë Edi Rama, por sipas tij këto prova janë zhdukur nga SPAK.

“Toka u është kthyer 5 familjeve atje. Nëse e mbani mend këto pesë familje e kanë filluar procedurën në ’94. U është kthyer nga komisioni i kthimit të pronave se janë pronarë. Në kohën e kryeministrit Nano, ish-ministri Anastas Angjeli nis procedurat për privatizimin e klubit të cilat shkuan deri te presidenti i asaj kohë, e heqin nga plani i përhapjes dhe e kalojnë si pronë shtetërore të lirë e të thjeshtë.

Edi Rama si kryetar i bashkisë e heq nga ambient sportive dhe e kthen në truall për ndërtim, jep edhe lejen për këtë. SPAK-u i ka zhdukur këto dhe mundohen ta vënë fajin te Berisha. E dini ça faji ka Berisha, sepse i ka lejuar dhëndrit të tij që pronën e trashëguar e të ligjshme ta zhvillojë”,-tha Flamur Noka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026