Projektbuxheti| PD: Fondet nuk shkojnë për qytetarët, por për klientët e qeverisë
Sekretari i grupit të PD, Arbi Agalliu, ka mbajtur këtë të martë një deklaratë për media, ku ka evidentuar disa nga problematikat në projektbuxhetin e vitit 2024 sipas Partisë Demokratike.
Agalliu tha se se në aktin normativ të qeverisë nuk ka qartësi se si do të ketë një shpërndarje të buxhetit për shtresat në nevojë, të cilat përballen me vështirësi ekonomike dhe inflacionin e lartë.
Gjithashtu ai tha se është qesharak fondi i vendosur për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve politikë.
Agalliu theksoi se Partia Demokratike sot ringre shqetësim që rialokimi i fondeve të bëhet në mënyrë që Shqipëria të rifutet në prodhim dhe ekonomia ta kalojë këtë cikël.
Ai shtoi se fatkeqësisht kjo nuk ndodh, sepse paratë shkojnë më së shumti në sektor të cilët janë klient të afërt të qeverisë siç është sektori i rindërtimit, ose për shpenzime luksi dhe shpenzime të tjera të programit të shërbimeve qeveritare.
“Ndodhemi gjatë muajve të cilëve po diskutohet buxheti apo projektbuxheti I vitit 2024. Një projektbuxhet të cilin qeveria deri më tani nuk ka vendosur prioritetet të qarta. Por sikurse është edhe diskutuar në komisionin e ekonomisë dhe financave, po kalon ai që quhet akti normativ. Fatkeqësisht vihet re se, pavarësisht rritjes së çmimeve, sidomos inflacionit të shportës ku pjesa madhore e qytetarëve shqiptarë konsumojnë, kemi një inflacion i cili jo vetëm nuk mbulohet nga qeveria në formën e subvencionimit apo mbështetjes së paketave sociale, por sikurse vihet re edhe në aktin normativ nuk ka qartësi apo nuk ka një shpërndarje për të mbështetur këto shtresa.
Ndaj, duhet përmendur se ky akt normative ka parashikuar vetëm 1.3% për ndihmë ekonomike dhe paaftësie, gjë që nuk mjafton absolutisht për këto familje në nevojë, por nga ana tjetër është pothuajse e papërfillshme në raport me atë çka ky akt normative shpërndan.
Nga ana tjetër kemi shpenzime operative të qeverisë 7.4 miliardë lekë. Pra, një rritje me rreth 17.4%, ndërkohë që nuk kemi të evidentuar qartë dhe saktë se cilat do të jenë projektet që do të marrin fond dhe cilat do të jenë projektet që do të investohet me këtë shumë të rialokuar tashmë. Po kështu, është për t’u përmendur fakti i një sasie parash prej 0.22 miliardë lekësh, që quhet tarifë e pakushtëzuar për bashkitë. Por fatkeqësisht nëse shikon numrin e bashkive që marrin këtë shumë, rreth 24 bashki, do të evidentojmë se shuma përkatëse për çdo bashki nëse do të shpërndahen në mënyrë të barabartë është vetëm 0.009 miliardë lekë. Ajo që do të ishte e udhës ishte fakti I orientimit të kësaj shume tek bashkitë e veçanta të cilat do të mbyllnin problematikat e evidentuara në qytetet e tyrem sesa një rishpërndarje me një shumë qesharake çka nuk do të ndihmonte asnjë nga bashkitë.
Problem tjetër mjaft shqetësues të cilin Partia Demokratike e ka evidentuar prej kohësh dhe evidenton gjatë të gjithë diskutimeve në seanca plenare por edhe në komisionet përkatëse, është dëmshpërblimi i ish të përndjekurve politik. Është një shumë qesharake prej 0.1 miliardë lekësh, fondi që rrit këtë shpërblim të kësaj kategorie. Nëse vijohet me këto rritme, do të duhen së paku 3 dekada për të shlyer apo ezauruar të gjithë faturën financiare të kësaj kategorie të përvuajtur, një kategori e cila ishte kategoria më e përndjekur në sistemin komunist, një kategori e cila edhe pas viteve 90-të, nuk gjeti mbështetjen e duhur, por vijon sot të mos marri vëmendje dhe një shifër qesharake prej 0.1 miliardë lekësh e akorduar nga qeveria”, tha ai.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje