Mbahet koncerti “Legjenda e valles shqipe” në nder të Besim Zekthit
Në nderim të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, Besim Zekthi, i vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” dhe “Gjerdani i artë”, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë për të gjithë artdashësit, koncertin “Legjenda e valles shqipe, Besim Zekthi”, më 31 tetor pranë Teatrit të Operës dhe Baletit.
Një xhevahir i rrallë në gjerdanin e artë të valles, folklorit dhe kulturës shqiptare, që lartoi dhe i dha hijeshi Shqipërisë në çdo skenë prestigjioze të botës.
Jeta e tij artistike është e lidhur fort me jetën artistike të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, jo vetëm si valltar, por si krijues i një serie vallesh që edhe sot interpretohen me sukses nga artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, si pjesë e fondit të artë të trashëgimisë tonë kulturore.
Ky koncert do të prezantojë krijimtarinë dhe interpretimet solistike të mjeshtrit Zekthi, bazuar në repertorin krijues të tij, shoqëruar me këngë të përzgjedhura, duke përfshirë dhe momente nga jeta dhe aktiviteti i tij artistik apo vlerësime nga personalitete të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit
- 07:45 Tregtia e diamanteve në Dubai arrin rekordin prej 41.7 miliardë dollarësh pas 14 vitesh
- 07:20 CENTCOM: Ushtria amerikane kreu një sulm të ri ajror ndaj Iranit
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun