U kallëzua në SPAK, Sinaj: S’kam frikë nga drejtësia, Nallbati goditi me grusht

1 Nëntor 2023 | 15:08

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka reaguar për herë të parë pas bërjes publike të kallëzimit penal të bërë nga grupi parlamentar i PD, për incidentet e ndodhura në Kuvend.

Në dalje të ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, Sinaj tha se nuk ishte ai personi që sulmoi kolegun e tij.

Socialisti tha se nëse Prokuroria e Posaçme do ta thërrasë ai do të shkojë, pasi nuk ka frikë nga drejtësia. Sakaq shtoi, se siç u pa dhe nga pamjet, ka qenë kolegu Bledjan Nallbati, ai që ka qëlluar me grusht, të cilin ai e ka pritur me dorë.

“Nëse SPAK më thërret do të shkoj. Nuk kam frikë nga drejtësia. Aty janë videot, u kam pritur me dorë grushtin. Ai ka goditur por unë  e kam pritur me dorë. Ndodhi ai incident që ndodhi. Mund të ndodhte dhe me një koleg tjetër. Si deputet them se duhet të ketë komision dhe për Berishën”- tha Sinaj.

Kujtojmë se më herët edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçinjoftoi se PS ka kalëëzuar penalisht deputetin demokrat Bledion Nallbati për dhunën e ushtruar në parlament.

Konfrontimi fizik mes deputetit Nallbati dhe kolegut të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ndodhi në nisje të seancës plenare, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit.

Teksa Sinaj ishte duke folur në lidhje me problematikat e zgjedhësve në zonë, deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin.

Ky incident bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike. Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026