OBSH harton udhëzues për stimulimin e aktivitetit fizik në mjedisin e punës

1 Nëntor 2023 | 15:59

45% e popullsisë në Europë përfshirë këtu edhe shqiptarët nuk ushtrojnë asnjë lloj aktiviteti fizik në jetën e tyre. Kjo për OBSH përkthehet në risk më të lartë për sëmundje kardiovaskulare, kancer dhe diabet tip 2. Në këto kushte, OBSH rekomandon të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë.

Ekspertët e shëndetësisë botërore mendojnë se veç mungesës së aktivitetit fizik, edhe më shqetësues është qëndrimi ulur për një kohë shumë të gjatë i popullsisë mbi 15 vjeç.

Të dhënat e Eurobarometrit për Sportin dhe Aktivitetin Fizik për vitin 2022 theksojnë një prirje shqetësuese, ku shikohet se 44% e europianëve kalojnë ulur nga 2 orë 31 minuta deri në 5 orë 30 minuta ulur, 28% qëndrojnë nga 5 orë 31 minuta deri në  8 orë 30 minuta  dhe 11% qëndrojnë ulur mbi 8 orë.

Ata që qëndrojnë më shumë ulur janë punonjësit e administratës.

Në raport thuhet se ata që ushtrojnë profesionin e menaxherit zënë 16%  të totalit të personave që kalojnë ulur mbi 8 orë, po ashtu 14% janë studentë dhe 13%  njerëz të papunë.

Sipas ekspertëve çdo vit, aktiviteti fizik i pamjaftueshëm rezulton në mbi 10 000 vdekje të parandalueshme në të gjithë rajonin dhe mjediset e punës së ulur janë një pjesë e madhe e këtij problemi.

Pikërisht për të balancuar orët e gjata ulur me aktivitetin fizik, OBSH ka hartuar një udhëzues për të gjithë ndërmarrjet. Në bazë të tij ju kërkohet që të stimulojnë aktivitetin fizik të punonjësve gjatë orëve të punës, një ndër to është stimulimi i ecjes në shkallë dhe jo përmes ashensorëve, po ashtu krijimi i takimeve në natyrë dhe jo në zyra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026