Përçahen grevistët e minierës së Trepçës, disa prej tyre nisin punën
Sot është dita e 10-të që minatorët e Trepçës janë në grevë urie edhe pse tashmë minatorët grevistë janë përçarë. Disa prej tyre kanë filluar të punojnë. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë kërkuar edhe trajtim mjekësor për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Mëngjesin e djeshëm u njoftua se minatorët në Artanë dhe Kashnicë, kanë filluar punën. Një nismë të tillë, menaxhmeti e ka cilësuar si vendim të duhur dhe shumë të drejtë.
Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje u pozicionua kundër grevës së minatorëve të Trepçës. Madje, përmes një videoje në faqen e tyre në Facebook, VV-ja bëri një ndërlidhje në mes minatorëve dhe “nëntokës së politikës së vjetër”.
Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi, është suspenduar nga menaxhmenti i Trepçës, një vendim që u kritikua ashpër. (të cilin do e kemi edhe sot)
Po ashtu, dy ditë më parë, menaxhmenti i Trepçës e kishte bërë një postim me përmbajtje skandalozë. Në shkrimin e tyre, grevistët cilësoheshin si sabotues.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni