Spahiu: Ja pse kanë ndodhur vrasje për tokat e komuniteteve fetare në Shqipëri

1 Nëntor 2023 | 22:41

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se  kultet fetare janë përfshirë në një mish mash të degradimit dhe aferave korruptive.

Sipas tij diçka e tillë kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por madje dhe në Vatikan, Angli, Gjermani e Austri.

Spahiu tregon gjithashtu se ka raste se drejtues të komuniteteve fetare kanë rënë pre e atentateve dhe janë vrarë për shkak të motiveve të pronësisë dhe përfitimit.

“në Shqipëri pas shtetit pronari i parë privat janë komunitetet fetare, i pari vjen komuniteti mysliman, pastaj vijnë komunitetet e tjera, përfshirë dhe komunitetin katolik, përfshirë dhe gjithë këto kultet e tjera. Tani, pronat e komuniteteve fetare mbrohen dhe garantohen njësoj si e drejta private e pronës. Komunitetet fetare mund t’i tjetërsojnë ato, pra nuk ka asnjë ndalesë për t’i dhënë me qira, për t’i shitur apo t’i tjetërsuar. Deri më sot nuk janë kthyer të gjitha pronat e komuniteteve fetare. Ato ende vuajnë nëpër gjykata procesin e kthimit apo kompesimit ashtu siç ka probleme të legalizimit,” – u shpreh Spahiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026