“Minatorëve të Trepçes u është vonuar paga 25 ditë”-Kreu i Sindikatës Jonuzi
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi tha për “Good Morning Albanians” se minatorët në Trepçë nuk janë futur në grevë se duan paga më të larta, por kërkojnë që pagat e tyre të mos vonohen.
Ai tha se paga e fundit e minatorëve u vonua rreth 25 ditë, ndaj dhe ata u futën në këtë grevë e cila po zgjat prej 10 ditësh.
“Ne nuk kemi kërkuar rritje pagash, ne po kërkojmë që paga duhet të realizohet në kohë, të mos kemi vonesa. Ne si minatorë në vitet e fundit po përballemi me shumë vonesa në realizimin e pagave mujore, gjë që na shkakton shumë probleme në organizimin e jetës normale. Gjithashtu kemi probleme edhe me bankat.
Mos realizimi i pagës në kohë po e vështirëson në masë të madhe organizimin e jetës. Ne kemi kërkuar një garanci që paga do të jepet në afatin kohor. Rritja e pagës është e domosdoshme, por ne e kuptojmë se ndërmarrja është në një pozicion jo shumë të mirë. Paga e fundit ka pasur një vonesë prej 25 ditësh, ndaj edhe minatorët u organizuan vetvetiu kjo grevë”,-tha kryetari i sindikatës së minatorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje