“O Xhemal, na vrave, mos qëllo”- Pamje nga përplasje fizike në parlament
Seanca plenare e kësaj të enjteve ka rikthyer përplasjet fizike në Kuvendin e Shqipërisë.
Euronews Albania ka siguruar një video në nisje të seancës plenare, ku deputeti socialist Xhemal Qefalia përplaset fizikisht me deputetët e PD, Xhelal Mziu dhe Edmond Spaho.
Ligjvënësit demokratë teksa tentuan t’i merrnin karrigen socialistit, të cilën nuk e lejoi. Qefalia shtyhet fillimisht me Xhelal Mziun. Ndërkohë që teksa largohet ai përplaset fizikisht dhe me deputetin Edmond Spaho
Në video dëgjohet deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila i kërkon deputetit socialist të mos qëllojë.
“Na vrave o Xhemal, mos qëllo”- dëgjohet të thotë Zhupa.
Deputetët e PD-së bllokuan me karrige foltoren e Kuvendit. Në kushtet e krijuara kryeparlamentarja Nikolla anuloi interpelancën e planifikuar mes ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe deputetit Nasip Naço.
Nën tymuese të ndezura në sallë, maxhoranca miratoi të gjitha projektligjet në axhendë dhe mbylli seancën.
LEXONI GJITHASHTU:
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton