Rusia e gatshme të ndërpresë marrëdhëniet me BE, lajmëron ministri i Jashtëm Sergey Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov, sugjeroi se vendi i tij “duhet të përgatitet për luftë” nëse kërkon të mbajë marrëdhënie paqësore me Bashkimin Europian ndërsa BE po shikon mundësitë për sanksione ekonomike ndaj Rusisë.
Lavrov tha se BE ishte partneri më i madh tregtar dhe investues i Rusisë, por vendi i tij duhet të përgatitet në rast se unioni “vendos sanksione në disa zona që krijojnë rreziqe për ekonominë tonë, duke përfshirë edhe disa zona të ndjeshme”.
Gjatë një interviste, Lavrov u pyet në rast se Rusia po shkonte drejt një “shkëputjeje” me Bashkimin Evropian, ku ai u përgjigj se vendi është i gatshëm për një veprim të tillë.
“Ne nuk duam ta izolojmë veten nga arena botërore, por jemi të gatshëm për diçka të tillë. Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha ministri i Jashtëm rus.
Zyrtarë evropianë dhe rusë janë përfshirë në debate të shumtë që prej vizitës së shefit të politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në Moskë.
Gjatë udhëtimit ai i bëri thirrje Rusisë të lironte udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny.
Më pas, Borrell tha në Parlamentin Evropian se BE duhet të marrë një qëndrim të vendosur për sa i përket marrëdhënieve të unionit me Rusinë, duke përmendur disa nga konfliktet e vazhdueshme që shteti ka pasur me Ukrainën, Bjellorusinë dhe Kaukazin Jugor.
“Do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin për hapin e ardhshëm, por, po, sanksionet mund të përfshihen. Unë do të paraqes propozime konkrete, duke përdorur të drejtat e një përfaqësuesi të lartë”, tha Borell para eurodeputetëve të martën.
Lexoni gjithashtu:
Bashkëshortja e Navalny largohet në Gjermani pas arrestimit për protestat
“Rusia e pamëshirshme”, Borrell pas vizitës në Moskë: Të shqyrtohen sanksione të reja
”Të japë dorëheqjen, dështoi në Rusi”, 51 eurodeputetë kërkojnë largimin e Borrell
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve