Boria më e vjetër në botë, u punua në guaskën e një kërmilli deti, afro 18.000 vite më parë

12 Shkurt 2021 | 11:52

Kjo është boria guaskë më e vjetër në Tokë, e zbuluar në një shpellë franceze në vitin 1931.

U krijua afro 18,000 vite më parë si një instrument muzikor.

Modifikimet janë kryer në guaskën e kërmillit, ku edhe është hapur një vrimë, për të krijuar instrumentin frymor.

Shenjat e kuqe përputhen me modelet e gjetura në murin e shpellës.

 “Fuqia e tingullit të prodhuar nga kjo guaskë është e pabesueshme. Është më shumë se 100 decibel. Nëse e imagjinoni këtë lloj muzike brenda një shpelle të vogël, si një korridor, mund të imagjinoni shumë për ndjesinë që njerëzit kishin, kur dikush luante muzikë për ta,” – tha kreu i Laboratorit në Universitetin e Sorbonës, Philippe Walter.

Kur instrumenti 31 cm i gjatë u zbulua në Pirenejtë francezë 90 vite më parë, mendohej se ishte një kupë që përdorej për të pirë në raste ceremoniale.

Por gjatë një kontrolli të inventarit në muzeun e historisë natyrore në Tuluzë, hulumtuesit zbuluan detaje të pazakonta te kjo guaskë, ndaj edhe e ri-studiuan.

Arkeologët thonë se njerëzit parahistorikë me gjasa janë zhvendosur ose kanë përdorur rrjete të shkëmbimit për të shtënë në dorë një guaskë të tillë, pasi deti është 200 kilometra larg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026