Shqipëria në krye të OSBE, Edi Rama i beson ish-ministrit të Jashtëm postin e rëndësishëm
Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është caktuar si i dërguari i posaçëm i kryeministrit Edi Rama në OSBE.
Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet faqes zyrtare të OSBE-së, e cila prezantoi ekipin që do të mbështesë stafin e kryeministrit shqiptar si kryetar i radhës së presidencës së OSBE-së.
Ekipi i shefit t qeverisë shqiptare do të përbëhet nga 13 persona.
OSBE i njeh kryetarit të radhës të drejtën që të emërojë përfaqësues personal ose të veçantë për të trajtuar krizat ose për të siguruar një bashkërendim më të mirë të përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse në fusha të veçanta.
Në rastin e presidencës shqiptare të OSBE-së, këtë rol do ta luajë ish-kryediplomati Bushati. Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka qenë një zë mjaft kritik brenda Partisë Socialiste, ndërsa për shumë tema ai ka mbajtur qëndrime kundër bllokut.
Kjo situatë e tensionuar tashmë duket se do t’i përkasë të shkuarës, pasi kryeministri Edi Rama i ka besuar Bushatit një pozicion kyç në OSBE.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut