Stoikoviç: Vuçiçin nuk e do njeri, por e votojnë nga frika

2 Nëntor 2023 | 20:42

Avokati serb Cedomir Stojkoviç tha në një intervistë për Euronews Albania se në Serbi Aleksandër Vuçiç nuk e do njëri por njerëzit e votojnë nga frika.

Sipas tij, opozita serbe nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme pasi ka një bashkëpunim mes opozitës zyrtare të Serbisë dhe qeverisë dhe opozita e vërtetë nuk është e përfshirë në zgjedhje

“Nuk ka asnjë shans që në Serbi të vijë në fuqi opozita, ka një bashkëpunim të madh mes opozitës zyrtare të Serbisë dhe qeverisë se opozita e vërtetë nuk është e përfshirë në zgjedhje. Ka një bashkëpunim mes shumicës dhe opozitës. I vetmi qëllim i këtyre zgjedhjeve është të zhvendosin presionin ndaj qeverisë. Njerëzit sigurish që nuk janë të lumtur, madje edhe ata që votuan për të nuk janë të lumtur. Madje mund të pohoj se nëse do kishim ne demokraci në Serbi, Vuçiç do e kishte humbur pushtetin brenda javës. Atë nuk e duan madje as votuesit e tij, por votuesit janë nën trysni të madhe me telefonata, trokitje në derë. Partia në pushtet bën me miliona telefonata që të votojë për të, votuesit kanë njerëz që punojnë në administratë dhe kontrollohen për mënyrën si votojnë dhe votojnë për Vuçiç vetëm se nuk kanë besim se dikush tjetër do t’i mbrojë nëse nuk votojnë Vuçiç”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026