Vijon përkeqësimi i situatës së COVID-19 në Shqipëri, 14 viktima e mbi 500 të shtruar në spitale

12 Shkurt 2021 | 15:59

Katërmbëdhjetë pacientë të tjerë të sëmurë me COVID-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 1,059 persona rezultuan gjithashtu të infektuar. Prirja e pandemisë vijon të jetë shqetësuese teksa për herë të parë që prej 1 dhjetorit, të shtruarit në spitale kanë shkuar mbi 500.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të premten se viktimat ishin të moshave 40-82 vjeç nga Tirana (5 pacientë), Durrësi (2 pacientë), Elbasani (2 pacientë), Mati (2 pacientë), Kavaja (1 pacient), Korça (1 pacient) dhe Kruja (1 pacient).

Aktualisht në katër spitalet e COVID-19 rezultojnë të shtruar 502 pacientë, 33 prej të cilëve në terapi intensive – 19 të intubuar. Hera e fundit që të shtruarit e raportuar kanë qenë mbi 500, ishte data 1 dhjetor 2020 (506 të shtruar).

Nga rreth 4 mijë testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet thanë se 1,059 persona rezultuan pozitivë (pozitiviteti 26.5%).

Ministria tha se po gjatë kësaj kohe 881 persona u deklaruan të shëruar nga COVID-19.

Prej nisjes së pandemisë autoritetet kanë kryer mbi 406 mijë teste, prej së cilave janë diagnostikuar 90,835 raste (pozitiviteti i përgjithshëm 22.3%).

Nga rastet e diagnostikuara 60.8% janë mundur të shërohen (55 mijë raste), 37.4% mbeten me mbartje të virusit (34 mijë raste), ndërsa 1.6% nuk ia kanë dalë mbanë (1,531 raste).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026