Gjyqi për statutin| Rrëzohet kërkesa e avokatëve të PD për dokumentacion shtesë
Këtë të premte është mbajtur gjyqi për statutin e Partisë Demokratike në Gjykatën e Tiranës.
Gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatëve të PD, ku i kërkohet dokumentacion shtesë Gazment Bardhit, që vërteton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 28 korrik 2023, e cila është zhvilluar online.
Megjithëse avokatët e PD Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi ngritën pretendimet se kërkesa ndaj Gjykatës, mbi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, mund të jetë në kushtet e falsifikimit të dokumenteve, gjykata e rrëzoi atë.
Indrit Sefa: Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që mos të jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështetet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi ne kushtet e falsifikimit të dokumenteve. Ne i kërkojmë dokumentacionin që pala e përfshirë në proces pretendon se ka organizuar dhe mbledhur Këshillin Kombëtar.
Kthupi: Shkresa mbi të cilën prodhohet kërkesa ndaj Gjykatës mund të jetë në kushtet e falsifikimit të dokumenteve. Nëse nuk prodhohet i gjithë dokumentacioni me të cilin është marrë vendi, i Këshillit, do të ishim në kushtet e paragjykimit të një procesi. Nuk mund të bëhet një vendimarrje “Prima faccia”.
Sefa: Duam të administrohen provat për të provuar ligjshmërinë e mbledhjes se Këshillit Kombëtar. Kërkojmë nga kjo gjykatë, që pala e tretë të vendos në dispozicion të gjithë dokumentacionin e plotë. Nuk kërkojmë vlerësimin për vlefshmërinë e dokumenteve, por thjesht të na vihen në dispozicion
LEXONI GJITHASHTU:
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën