Abuzimet me pronat, Gjykata e Durrësit ndryshon masën e sigurisë për 10 nga 17 të arrestuarit

13 Janar 2020 | 08:09

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për 10 nga 17 efektivët e policisë, inspektorët dhe ndërtuesit e arrestuar për shpërdorim detyre me ndërtimet pa leje në qytetin bregdetar, në Shijak dhe në zonën e Manzës.

Nga masa “arrest me burg”,  gjykata e qytetit bregdetar caktoi ndaj të arrestuarve masat e pezullimit nga detyra dhe atë të detyrimit të paraqitjes.

Seanca maratonë e verifikimit të masave të sigurisë gjatë së dielës zgjati më shumë se 10 orë. Një nga efektivët e arrestuar u dërgua në spital për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Operacioni “Abuzuesit” u realizua pas një hetimi 7 mujor.

Nga ky operacion rezultuan abuzime me 37 objekte disa katëshe banimi por edhe biznesi.

Sipas Prokurores së Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, policët e arrestuar në bashkëpunim dhe inspektorët e Mbrojtjes së Territorit të njësive administrative Manëz dhe Shijak kishin ngritur një skemë korruptive duke mos hetuar e raportuar ndërtimet pa leje, por edhe ngjarje të tjera kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026