Numri i fluturimeve në Europë vitin që shkoi, më i ulëti që nga 1995-a
Numri i fluturimeve në Evropë ka rënë në nivelet më të ulëta në 25 vjet gjatë pandemisë COVID-19, thuhet në një raport të ri.
Studimi i bërë nga shoqata tregtare evropiane e aeroporteve (ACI Europe), zbuloi se trafiku i pasagjerëve në aeroporte ra me 70.4% në vitin 2020. Humbja e 1.72 miliardë pasagjerëve vitin e kaluar nënkuptonte që nivelet ishin më të ulëtat që nga para fillimit të shekullit.
“Me vetëm 728 milionë pasagjerë në vitin 2020 krahasuar me 2.4 miliardë pasagjerë një vit më parë, aeroportet e Evropës u kthyen në nivelet e trafikut të tyre në 1995”, tha Olivier Jankovec, drejtori i përgjithshëm i ACI Evropë.
Në raportin e tyre vjetor të trafikut, ACI Europe zbuloi se aeroportet në Bashkimin Evropian ishin më të ndikuar nga pandemia sesa ato jashtë BE.
Aeroportet në bllok humbën 1.32 miliardë pasagjerë në vitin 2020 (-73%), krahasuar me të tjerët në kontinent që humbën 400 milionë pasagjerë (-61.9%).
Kjo, kryesisht për shkak të madhësisë dhe qëndrueshmërisë së tregjeve të brendshme në Rusi dhe Turqi, tha ACI Europe, si dhe bllokimeve më pak të rrepta dhe kufizimeve të udhëtimit në këto vende.
Rënia më e madhe e pasagjerëve në aeroportet e BE krahasuar me aeroportet jo të BE u vu re midis tetorit dhe dhjetorit, shtoi shoqata.
Trafiku i udhëtarëve ra me më shumë se 90% në aeroportet në Austri, Republikën Çeke, Finlandë, Hungari, Irlandë, Slloveni dhe Sllovaki, me humbje në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani më shumë se 85%.
Vetëm Bullgaria, Franca, Greqia dhe Portugalia tejkaluan pak mesataren e BE, megjithëse trafiku i pasagjerëve ende ulet me më shumë se 75%.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme