“Beteja për 20 përqindëshin”, libri i Ardit Bidos që trajton identitetit etnik

3 Nëntor 2023 | 17:47

Studiuesi Ardit Bido zhvilloi një tur prezantimi të librit të tij “Beteja për 20 përqindëshin” në Delvinë, Sarandë, Konispol, Himarë dhe Vlorë. Libri trajton fluiditetin e identitetit etnik në tri fshatra të Himarës dhe në popullsinë kuçovllehe të Konispolit dhe implikimet politike që tentohen të krijohen artificialisht përmes censusit të këtij viti.

Përpara më shumë se 300 pjesëmarrësve në Delvinë, dhe në prani të dhjetëra intelektualëve dhe studiuesve, Bido ka theksuar se ka një përpjekje për të shtuar artificialisht numrin e popullsisë me vetidentifikim grek, duke cenuar realitetet që shqiptarët dhe grekët e zonës i njohin mire dhe jetojnë në paqe të plotë.

“Përmes këtij libri tentoj të pasqyroj tentativat, në radhë të parë pse ne kemi në tre fshatra, Himarë fshat, Dhërmi dhe Palasë, fshatrat e vetëm greqishtfolës të Himarës, pse kemi fise që identifikohen si ‘greke’ dhe ‘shqiptare’ historikisht. Ky është ‘fluiditeti i identitetit’, një koncept shkencor që ne në Ballkan, në nacionalizmat tona, e harrojmë. Por, që është një koncept shkencor i rëndësishëm, i trajtuar kudo në botë. Dhe, po ashtu, ndër ata vllehë të Konispolit, të cilët janë të vajtur pas ’45-s, janë kuçovllehë, janë me origjinë nga Pindi, të cilët kanë po ashtu disa vetëidentifikim shqiptar, disa vetëidentifikim ‘grekë’ dhe disa ‘vllehë’”, tha Bido.

Në takimin me intelektualë në Sarandë, të të gjitha komuniteteve të atij qyteti, labë, minoritarë grekë, çamë dhe bregas, u vlerësua paanshmëria e studimit dhe bashkëjetesa në këtë zonë. Pedagogia e historisë, Dr. Esmeralda Kolaneci, ka vlerësuar se ky botim ka karakter shkencor dhe hedh hapin e parë në kryerjen e studimeve të thelluara, që do t’u shërbenin studentëve dhe strukturave shtetërore.

“Është personi adapt për të bërë studime të tilla, prandaj ka ngritur peshë edhe opinionin publik dhe ka marrë vlerësime maksimale të njerëzve të botës akademike dhe të letrave. Këtë unë e kam parë vetë në promovimin e bërë në Tiranë, ku ishin rreshtuar ish-presidentë apo politikanë të elitës politike shqiptare, si edhe gjithë autoritetet e tjera që kishin vlerësime maksimale”, tha Esmeralda Kolaneci.

Bido ka nënvizuar se përmes nacionalizmit politik tentohet të prodhohet një 20% i paqenë, që do të kishte implikime politike afatgjata.

“Beteja për 20 përqindëshin” u vlerësua nga eksponentë të rrafshit politik, akademik, fetar dhe diplomatik për dhënien e një udhërrëfyesi në drejtim të njohjes së problematikave të shqyrtuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026