Vinin baste në një lokal në Pogradec, arrestohen 2 persona

4 Nëntor 2023 | 09:30

Pronari i një lokali në Pogradec ku zhvilloheshin lojëra fati është arrestuar. Për këtë rast ka rënë në pranga dhe një tjetër qytetar.

2 celularë që përdoreshin për vënien e basteve janë sekuestruar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe veprimtarisë të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasit P. J., 58 vjeç dhe Y. K., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, Pogradec, në lokalin e 61-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin nga këta dy shtetas, për vënien e basteve sportive,” – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët

Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi u kap duke shitur lëndë narkotike të ndara në doza. Sipas raportimeve të policisë,...
11:50 | 24/07/2026

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri një bilanc të punës parlamentare gjatë dy sesioneve të para të...
11:39 | 24/07/2026

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026