Zyrtarët policorë dhe rekrutët në Kosovë do të trajtohen me prioritet në spitale
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar këtë të shtunë marrëveshjen e arritur me SHSKUK për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sipas të cilës policët do të trajtohen me prioritet nga spitalet e vendit.
Sveçla ka prezantuar marrëveshjen e arritur përmes një postimi në facebook ku thekson “mbështetje të kualifikuar për kontrollet shëndetësore” të zyrtarëve policorë.
“Zyrtarët policorë dhe rekrutët do të trajtohen me prioritet, përfshirë edhe në listat e pritjes në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës pra dhe në të gjitha Spitalet Rajonale të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në Facebook.
Sipas ministrit, personelit policorë dhe rekrutëve “do t’iu ofrohen me prioritet dhe pa pagesë shërbimet mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor në ShSKUK dhe në të gjitha Spitalet Rajonale”.
Sveçla ka përmendur, po ashtu, se marrëveshja i ka dhënë rëndësi të veçantë edhe shëndetit të zyrtarëve gra në Polici të Kosovës, përmes kontrolleve specifike.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
- 12:20 Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën