Gazetari skanon përplasjet në parlament: Kujt i dërgohet mesazhi i koduar

4 Nëntor 2023 | 20:29

Gazetari Armir Shkurti ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi përplasjet e dhnshme në parlament.

Shkurti tha se aksioni i opozitës, si në të gjithë historinë e parlamentarizmit shqiptar, është thjesht spektakël.

Sipas tij mesazhi i “revoltës të paqenë” i drejtohet militantëve dhe ndërkombëtarëve.

Shkurti thekson se gjatë gjithë viteve të Shqipërisë post-komuniste palët kanë dhuruar spektakël, herë duke u hequr si luftues të korrupsionit kur janë në opozitë dhe duke marrë “rolin” e të korruptuarit kur kalojnë në maxhorancë.

“Në ’69-ën ka dalë një libër që ka bërë epokë që titullohet “Shoqëria e spektaklit”. Lum kush e kupton që ne jetojmë në shoqërinë e spektaklit. Këto që shikojmë nuk janë nerva të vërteta dhe nuk janë revolta të vërteta. Këto janë thjesht spektakël. Ky është një kod me të cilin flitet në radhë të parë me militantët dhe në radhë të dytë me ndërkombëtarët. Kështu ka qenë gjithmonë. Dilte Enver Hoxha përshëndeste me dorë nëpër tribuna dhe pastaj transmetohej në koncerte, në filma artistike dhe dokumentare. Filloi demokracia dhe kështu u krijua spektakli që pala në opozitë është e revoltuar me pushtetin e hajdutëve dhe do të luftojë për të drejtat e popullit dhe me rotacion këtë rol e merr aktori tjetër, i cili kishte rolin e të mirit më përpara”, tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026