Paralajmërohet rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë: S’kemi as kapacitete spitalore
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës vlerëson se për shkak të grumbullimeve të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore, javëve në vijim do rritet numri i të infektuarve me COVID-19.
Nga FSSHK thonë se, shtimi i infeksioneve do jetë ngarkesë për profesionistët shëndetësorë, ndërsa në anën tjetër kanë mungesë edhe të kapaciteteve shëndetësore.
Kreu i kësaj federate, Blerim Syla deklaroi për KosovaPress se nëse rritet numri i të prekurve me coronavirus atëherë do të padisin partitë që shkelën masat anti-COVID gjatë fushatës zgjedhore.
“Të gjitha parametrat tregojnë se do shtohet numri i infeksioneve dhe me këtë rast do kemi dhe një ngarkesë tek punëtorët shëndetësorë të sistemit shëndetësor. Por një statistikë e tmerrshme tregon se punëtorët shëndetësorë janë 4 deri 5 më shumë të atakuar sesa popullata tjetër. Dhe si pasojë e kësaj, nëse kjo ndodh, ne e kemi paralajmëruar secilën parti politike se nëse do ndodh shtimi i rasteve si pasojë e tyre atëherë normalisht do përpilojmë edhe padi kundër këtyre partive “, tha Syla.
Në Kosovë janë detektuar tre rastet e para me variantin e ri britanik, por Syla thotë se ardhja e Diasporës për të votuar nesër më 14 shkurt, do e shtojë rrezikun për më shumë të infektuar me këtë variant. Ai u shpreh se ky variant është më vdekjeprurës.
“ Mundësitë dhe kapacitetet e detektimit të virusit të ri nuk i kemi , ndërsa mundësia e këtij virusi i cili është më vulgar dhe më vdekjeprurës. Konsideroj se partitë politike janë totalisht joserioze dhe thjesht janë duke e dërguar popullatën drejtë infeksionit, mos dashtë Zoti edhe drejt vdekjes”, theksoi ai.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla paralajmëron një valë tjetër të infektimeve me COVID-19 edhe gjatë muajve mars dhe prill. E për përballim të këtyre rasteve thotë se nuk kanë kapacitete spitalore.
Ndoshta marsi dhe prilli mund të na zënë me një rritje të numrit. E di se disa menaxherë (të institucioneve shëndetësore) për shkak të lajkave ndaj politikës thonë se kemi kapacitete të mjaftueshme, por unë po iu them se nuk kemi kapacitete”, deklaroi Syla.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona