36 mijë bebe përfitojnë bonusin, 2.2 mld lekë për bebet që lindin në 2024

5 Nëntor 2023 | 14:03

36 mijë fëmijë kanë ardhur në jetë në 10 muajt e parë të këtij viti. Ata kanë përfituar nga programi i bonusit të bebes, duke marrë menjëherë çekun në vlerën e 40, 80 apo 120 mijë lekëve, si fëmijë i parë, i dytë apo i tretë në familje.

Një pjesë e mirë e këtyre bebeve kanë ardhur në jetë nga prindër shqiptarë, por nuk janë rezident në Shqipëri.

Kjo është pagesa e fundit që bëhet për këta fëmijë, pasi qeveria ka miratuar ndryshimin e ligjit, në bazë të së cilit, bonusi i bebes do iu jepet vetëm fëmijëve të familjeve rezidente në Shqipëri.

Për të nxitur lindshmërinë, por dhe mbështetur familjet në momentin që një fëmijë vjen në jetë, qeveria ka parashikuar që edhe në buxhetin e vitit 2024 të alokohet një fond prej 2,2 miliardë lekë për bebet që vijnë në jetë.

Programi i bonusit të bebes ka nisur të aplikohet që prej 1 janarit të vitit 2019.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026