Puthja e sikletshme e ministrave, komente të shumta në Kroaci për Radman-Baerbock
Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlić-Radman kërkoi falje për një “moment të sikletshëm” të kapur në kamera dhe të bërë viral në rrjetet sociale. Gjatë një fotoje familjare në një samit ministror, Grlić puthi kolegen e tij gjermane Annalena Baerbock, e cila mbërriti e fundit.
Disa përdorues të rrjeteve sociale pohuan se ministrja gjerman u përpoq të shmangte puthjen. Ish-kryeministrja kroate Jadranka Kosor shkroi: “Puthja me forcë e grave quhet gjithashtu dhunë, apo jo?”
Komentues të tjerë u shprehën se Baerbock nuk u shmang dhe madje e kaloi momentin me buzëqeshje.
Ministri kroat deklaroi se për shkak të mbërritjes me vonesë nuk kishte pasur rastin të përshëndesë Baerbock përpara fotos zyrtare. Ai këmbënguli se pritja për të ftuarit është gjithnjë e ngrohtë, ndonëse pranoi se në video dukej si “një moment i sikletshëm”. Vetë ministrja gjermane nuk e ka reaguar për komentet.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës