Puthi në buzë futbollisten, UEFA dënon Rubiales për skandalin. Zbardhet vendimi

30 Tetor 2023 | 14:00

Ish-kreu i federatës së futbollit në Spanjë, Luis Rubiales, është dënuar pas një vendimi të fundit të UEFA. 46-vjeçari është përjashtuar për 3 vite nga çdo event futbollistik, ndërsa shkak është bërë skandali që përfshiu kombëtaren iberike pas fitimit të trofeut të Kupës së Botës në futboll për femra. Rubiales nuk i lejohet hyrja në asnjë stadium i cili mban logon e institucioneve të futbollit, ndërsa ka shprehur pakënaqësi për dënimin e marrë.

Luis Rubiales ishte në qendër të vëmendjes pasi puthi në buzë futbollisten e komëbtares spanjolle Jennny Hermoso pas finales së kupës së botës më 20 gusht. Iberiket triumfuan në finalen me Anglinë 1-0 pas golit të Olga Carmonas, ndërsa incidenti u regjistrua gjatë dhënies së medaljeve të arit. Rubiales gjatë ceremonisë puthi në buzë futbollisten Hermoso, para kamerave, ndërsa kjo e fundit e cilësoi të padëshiruar veprimin e 46-vjeçarit.

Pasi ngjarja mori një vëmendje të madhe mediatike në Evropë, reagimet ishin të shumta dhe nga drejtuesit e FIFA dhe UEFA, të cilët kërkuan dënimin e Rubiales. Ky i fundit u justifikua duke pohuar se ishte një veprim krejt normal, diçka të tillë do ta bënte dhe ndaj vajzës së tij. Presionet e mëpasshme ndaj lojtares dhe familjes së saj ishin të shumta, për t’u tërhequr nga kjo çështje, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe taNimë, Rubiales është dënuar përfundimisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026