Elmir Tufa mbetet në burg, akuzohet për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati 

5 Nëntor 2023 | 14:45

Gjykata e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elmir Tufën, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt të vitit 2021.

Pasi u ndalua nga uniformat blu mbrëmjen e së enjtes, 31-vjeçari është paraqitur në gjykatë mëngjesin e kësaj të diele nën masa të rrepta sigurie dhe është vendosur verifikimi i masës së sigurimit.

Gjyqtare e çështjes është caktuar Miranda Nakaj, ndërkohë që prokuror është Dorian Teliti.

Pasi kanë dëgjuar palët, si atë akuzuese dhe atë mbrojtëse trupi gjykues vendosi vijimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Elmir Tufën.

Gjatë seancës Tufa dhe avokati i tij pretenduan se ditën e ngjarjes kanë qenë në gjykatën e Krujës në një gjykim zëvendësim mase sigurimi të një kushëriri të tij, duke pretenduar se ka pamje filmike për këtë fakt.

Ndërkohë, mbi të rëndojnë akuzat e  veprës penale “vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim“, “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026