“S’do i lejojmë të tallen me votën e emigrantëve”, Haçkaj: Ja çfarë kërkojmë
Florian Haçkaj nga lëvizja Diaspora për Shqipërinë tha për Euronews Albania se nuk do e e lejojnë më që politikanët në Shqipëri të tallen me votën e diasporës.
Ai tha se zgjedhjet që do të bëhen pas janarit të 2024, nëse janë pa votën e diasporës, do të quhen aktikushtetuese dhe se pala humbëse do të ketë të drejtën të ankimojë zgjedhjet.
Gjithashtu Haçkaj tha se nuk duhet të kalohet me një zgjidhje të thjeshtë me përfaqësimin e diasporës me tre deputetë, por duhet që qytetarëve shqiptarë në diasporë tu jepet e drejta kushtetuese e votës.
“Zgjedhjet nuk mund të bëhen pa diasporën se janë antikushtetuese. Ne nuk kërkojmë vende të rezervuara në parlament, ne kërkojmë të votojmë në zonën ku kemi qenë për herë të fundit.
Megjithatë ne e inkurajojmë përfaqësimin e diasporës në parlament, por jo kështu si e duan ata. Nëse ka vende duhet të jetë në përputhje me qytetarët shqiptarë, sipas zonave të ndryshme në botë. Ne nuk kërkojmë një vend simbolik, për arbëreshët, ne po kërkojmë që e drejta kushtetuese e çdo shqiptari me banim të përhershëm apo të përkohshëm, të zbatohet.
Nëse ju shkoni për 1 apo dy vite në një vend tjetër, e gjatë asaj kohe ka zgjedhje por ju doni të votoni, t’u jepet mundësia. Të vijë letra për ta printuar, e fut në zarf, ka, nuk janë shkenca këto, bota i ka zgjidhur, por këta kanë frikë nga vota e pakontrollueshme. Por duhet ta bëjnë patjetër. Bëhet me postë apo elektronike, kjo e fundit ka kosto dhe më shumë probleme momentalisht, por për ne më e rëndësishme është siguria e votës”,-tha ai.
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta