Zona më problematike e stuhisë/Berberi: Kemi punuar me pastrimin e kanaleve kulluese
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Elvis Berberi tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se janë vetë banorët ata që i bllokojnë kanalet kulluese e që më pas sjellin pasoja të rënda.
Teksa fliste për situatën e krijuar nga reshjet në rrugët e vendit, Berberi sqaroi se në këtë periudhë ata janë në gatishmëri të plotë për të mbajtur situatën nën kontroll.
“Të gjitha akset kanë qenë të kalueshme. Problematik ne vumë re autostradën Tiranë-Durrës dhe Plepa-Shkozet, por atje nuk është se patëm bllokim ose rënie. Për shkak të prurjeve shumë të mëdha pati një rritje të nivelit të kanaleve kulluese që doli uji në rrugë, në momentin që ra intensiteti i reshjeve, kanalet vazhduan punën e tyre dhe u bë pastrimi i rrugës, por nuk pati bllokim. Që t’i paraprijmë sezonit dimëror kemi bërë pastrimin e gjithë kanaleve kulluese,” – u shpreh Berberi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet