Osmani: Lavrov ka kërkuar të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup

6 Nëntor 2023 | 19:00

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kërkuar që të marrë pjesë ne Këshillin Ministror të Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që mbahet në fund të nëntorit në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Kërkesën për pjesëmarrje të kryediplomatit rus e konfirmoi ministri i jashtëm i RMV, Bujar Osmani.

“Kam marrë një letër para disa ditësh nga ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë në të cilën ai ka theksuar kërkesën për të siguruar praninë e tij në Shkup. Ka disa sfida rreth kësaj kërkese, sepse hapësira ajrore e Maqedonisë së Veriut dhe fqinjëve tanë është e mbyllur për fluturimet shtetërore ruse, prandaj këtu duhet të bëhen disa përpjekje logjistike… Ndryshe, si rregull, të gjitha vendet anëtare duhet të marrin pjesë në këtë Këshill të OSBE-së, por kjo do të varet nga vendimet që do të merren në ditët në vijim. Shpresoj që të gjithë të arrijmë të jemi në Shkup”, tha Osmani.

Në Këshillin Ministror në Shkup që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor do të marrin pjesë 76 delegacione, 57 nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe shtetet e tjera partnere të organizatës.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se shpreson se do të vijnë ministrat e shteteve më të fuqishme në botë – Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026