“Me cep të syrit shikojnë SPAK”, analisti për aksionin opozitar: Se kanë me Ramën

6 Nëntor 2023 | 19:31

Analisti Plator Nesturi ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se skena që pamë sot te Kryesia e Kuvendit ku deputetët e opozitës u futën nga dritaret në gostinë, nuk është një aksion i opozitës.

Ai tha se deputetët e opozitës duhet të merren me çështje më të rëndësishme, siç ishte buxheti, por ata sipas Nesturit, i druhen SPAK-ut dhe nuk e kanë mendjen te kundërshtari i tyre politik.

“Ajo që pamë sot, ishte ky aksion, që nuk e di sa aksion është, kur ndërkohë duhet të merren me çështje më kardinalë, aq më tepër që diskutohet buxheti i shtetit. Nëse opozita ka një aksion të madh ai duhet të jetë për buxhetin.

Këtë e kanë harruar dhe pavarësisht se përplasen sa më fortë se është Rama që po i pengon, ata kur kalojnë hekurat dhe dritaret, nuk e kanë mendjen te Rama, por me cep të syrit shikojnë SPAK-un. Kjo është një fatkeqësi që një forcë kaq e madhe politike sa Partia Demokratike, të bëhet peng e axhendave apo interesave të caktuara, këtë askush nuk e justifikon dot më”,-tha Plator Nesturi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026