Vetëvendosje thirrje mbështetësve që të mos festojnë në ambiente publike për shkak të COVID-19
Albulena Haxhiu nga selia e Vetëvendosjes iu bëri thirrje mbështetësve të kësaj partie që të shmangin grumbullimet për shkak të masave kundër COVID-19.
Teksa i thoshte këto fjalë, jashtë selisë së Vetëvendosjes në Prishtinë dëgjoheshin britmat “Albin Kurti” nga mbështetës të partisë, që parashikohet si fituesja e këtyre zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
Zonja Haxhiu theksoi se kjo thirrje vjen për shkak të situatë së pandemisë dhe motit të keq që ka përfshirë vendin.
“I ftoj qytetarët e Kosovës që festën e tyre dhe festën tonë ta bëjmë secili pranë familjes në shtëpitë tona. Është e rëndësishme që të mos tubohemi në sheshe dhe rrugë për shkak të pandemisë dhe për shkak të temperaturave të ulëta dhe rrugët e pa-pastruara mund të bëhen shkak për probleme me shëndetin individual dhe atë publik”, u shpreh ajo.
Haxhiu tha më tej se gjatë procesit të numërimit, vota duhet të jetë e paprekshme dhe se procesi duhet të jetë i drejtë.
Vetëvendosje zgjodhi të mos prononcohet lidhur me exit poll-et që e shpallin partinë fituese duke thënë se po pret përfundimin e numërimit.
Lexoni gjithashtu:
LIVE l Numërohen 33% e votave, LVV thellon diferencën
Exit Poll-et mbi zgjedhjet, Hajrullahu: VV-ja ka marrë vota nga partitë e tjera
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona