Ngordhja masive e elefantëve afrikanë, shkencëtarët zbulojnë misterin
Shkaku i ngordhjeve masive misterioze të elefantëve afrikanë më në fund është zbuluar.
Zyrtarët dhe ekspertët fillimisht nuk arrinin të shpjegonin vdekjet, por gjuetia pa leje, helmimi dhe thatësira u cilësuan si shkaqet kryesore që mund të kishin sjellë humbjet mes kafshëve.
Rezulton se një infeksion bakterial vrau elefantët, sipas hulumtimit të bazuar në mostrat e marra nga 15 prej elefantëve që ngordhën në Zimbabve.
Një analizë, e botuar më 25 tetor në revistën Nature Communications, tregoi prova të infeksionit nga një bakter jo shumë i njohur, i quajtur ‘45 Bisgaard’ që shkaktoi helmim gjaku.

Vdekjet ndodhën pasi burimet ushqimore dhe ujore u pakësuan gjatë sezonit të thatë, duke i detyruar elefantët të udhëtonin në distanca më të mëdha për të kërkuar ujë dhe për të gjetur ushqim.
35 elefantë afrikanë në Zimbabve veriperëndimore ngordhën në rrethana rrëqethëse midis fundit të gushtit dhe nëntorit të vitit 2020. 11 nga kafshët e mëdha ngordhën brenda një periudhe 24-orëshe.
Më herët po atë vit, rreth 350 elefantë në Botsvanën veriore fqinje kishin vdekur gjithashtu në mënyrë të papritur gjatë tre muajve.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona