Shoqërohet në polici edukatorja që dhunoi fëmijën në kopshtin privat

7 Nëntor 2023 | 13:48

Edukatorja Majlinda Dehima e cila dyshohet se dhunoi fëmijën në kopshtin privat është shoqëruar në komisariatin nr.1.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë brenda kopshtit për të pwrcaktuar mwnyrwn se si vajzws i është thyer këmba brenda kopshtit.

Ngjarja ka ndodhur në datën 1 nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.

Ende nuk është e qartë se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, por nga pamjet filmike të sekuestruara pas denoncimit të familjarëve, është vërejtur dhuna që kjo edukatore ka ushtruar ndaj të miturës me një vizore.

Në disa media është publikuar dhe video kur edukatorja në fjalë, gjuan 3-vjeçaren dhe kjo e fundit mban këmbën me dorë.

E mitura është transportuar në spital pas orës 15:00, i është nënshtruar një ndërhyrje urgjente pasi thyerja ishte në gradë të rëndë dhe këmbën aktualisht e ka në allçi.

Rasti është bërë publik në media edhe pasi policia nuk ka marrë asnjë masë tjetër përveç sekuestrimit të kamerave, ndërsa mjekët nga ana tjetër nuk kanë referuar asnjë material.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026