Java e Kulturës Hungareze/ Koncert simfonik në Durrës, muzikë klasike dhe popullore
Adam Lovassy, i ngarkuari me punë në ambasadën e Hungarisë në Tiranë, dha nga Durrësi një lajm të mirë.
“Vitin e ardhshëm, vendi im merr kryesinë e Bashkimit Evropian, dhe ndër prioritetet e presidencës hungareze është anëtarësimi i Shqipërisë me të drejta të plota në BE”,–tha Adam Lovassy, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Hungarisë, Tiranë.
Ai ishte në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu”, ku ndoqi nga afër koncertin simfonik të veprave të kompozitorit të famshëm Franz Liszt.
Ky koncert përmbylli mbrëmjen e së hënës Javën e Kulturës Hungareze.
“Sot po festojmë jo vetëm javën e kulturës hungareze, por edhe miqësinë me popullin shqiptar. Ne nuk kemi vetëm një histori shumë të pasur mes dy vendeve tona, por edhe një lidhje të fortë miqësie”- tha Adam Lovassy, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Hungarisë, Tiranë.
Një ndërthurje e muzikës klasike me atë popullore hungareze, me një të ftuar speciale si pianistja Almira Emiri, një emër shumë i njohur në skenat ndërkombëtare.
Një performacë, që publiku në sallë pati mundësinë ta shijojë për rreth një orë dhe të cilën e shoqëroi me duartrokitje të shumta.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut