Protestë përpara kopshtit ku u dhunua 3-vjeçarja, qytetarja: Duhen kamera!
Një protestë e organizuar nga prindër të fëmijëve po zhvillohet përpara kopshtit ku u dhunua 3 vjeçarja nga edukatorja e saj.
Protesta ishte paralajmëruar që më herët që do të zhvillohej në orën 16:00. Qytetarët kanë dalë me pankarta në duar kundër dhunës ndaj fëmijëve.
Ndërkohë një prej qytetareve të pranishme në protestë ka kërkuar vendosjen e kamerave edhe në kopshtet private, në mënyra që dhuna e ushtruar ndaj të miturve, të dokumentohet.
“Jam njohur me rastin përmes rrjeteve sociale. Nuk duhet toleruar në asnjë mënyra dhuna ndaj fëmijëve. Kur kam parë videon nuk kam fjetur gjumë. Fëmijët I sjellim për t’I edukuar dhe jo për t’i dhunuar. Të ky kopësht me aq sa pashë sot në rrjetet sociale, ka pasur edhe raste të tjera dhune. Është një nga kërkesat e para që duhet të bëj, që edhe kopshtet shtetërore të jenë me kamera, ku çfarëdo që të ndodhë të jenë pamjet aty”, është shprehur një prej qytetareve të pranishme në protestë.
“Ti çosh fëmijët shëndoshë e mirë në kopësht dhe t’i marrësh me kocka të thyera, me këmbë të tjera, është diçka që nuk tolerohet. Ka që i rrisin me shumë vështirësi dhe ta marrësh fëmijën në atë gjendje është shumë e rëndë. Kam dëgjuar raste plotë që i rrahin fëmijët, i bëjnë presion psikologjik që të mos i tregojmë prindërve”, u shpreh një tjetër qytetare.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut