Çokollata për Shën Valentinin, artizanët e çokollatave në Belgjikë shënojnë rritje të shitjeve

15 Shkurt 2021 | 06:59

As koronavirusi nuk mund të vrasë romancën në Belgjikë ku artizanët e çokollatave kanë shënuar rritje të shitjeve, pavarësisht mungesës së turistëve.

Zemra me ngjyra të ndezura dhe të mbushura me karamel ekspozohen në vitrinat e dyqanit të famshëm Wittamer në Bruksel çdo vit.

Gjatë periudhës së pandemisë, shitjet kanë qenë të ngadalta, por me mbylljen e bareve dhe restoranteve, ata që ishin në humor për të festuar, e panë blerjen e çokollatave me zemra si një zgjedhje shumë të mirë dhe romantike.

Shefi i pastiçierëve në Wittamer, Christophe Roesems shprehet që ai dhe skuadra e tij kishin zgjedhur të kishin ngjyra të ndezura dhe shijet të ngjashme me ato të koleksionit të Shën Valentinit, pavarësisht se kanë kaluar një vit të vështirë.

“Udhëtimet janë të ndaluara, dhe baret dhe restorantet janë të mbyllura, kështu që njerëzit kanë nevojë që ta festojnë Shën Valentinin në shtëpi duke blerë çokollata të një cilësie të mirë, edhe pse kjo do të thotë që duhet që të paguajnë pak më shumë,” – u shpreh Roesems.

Marka e çokollatave Leonidas ka një vend të rëndësishëm në çokollatat belge me gati 400 dyqane aty dhe 1500 të tjera jashtë Belgjikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026