Ardhja e afrikanëve në Shëngjin, flasin banorët, ndahen në pro dhe kundër

7 Nëntor 2023 | 17:13

Pas emigrantëve afgan, Shëngjini do të bëhet streha e emigrantëve afrikan. Marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë italiane, parashikon që 36 mijë emigrantë nga Afrika, të vendosen në Shëngjin.

Banorët në Shëngjin, kanë folur Euronews Albania, ku ata janë shfaqur të ndarë në “pro” dhe “kundër” sa i përket mendimit për ardhjen e këtyre emigrantëve në vendin tonë.

Disa prejt tyre thonë se ky vendim do duhej të ishte diskutuar më herët.

“Do sjell probleme. Shëngjini nuk është një destinacion i përshtatshëm për emigrantët. Është destinacion turistik që duhet të mirmenaxhohet për turizmin”,-tha një qytetare.

“Do prishet turizmi”,-tha një tjetër.

“Nuk jam absolutisht dakord me kryeministrin, as me Girorgia Melonin”,-tha një tjetër banor në Shëngjin.

“Po e mbush vendin plot me të huaj e ne nuk dimë gjë. Duheshin pyetur dhe qytetarët”,-tha një tjetër.

Ndërkohë nuk kanë munguar mendimet pozitive të qytetarëve të cilët e përkrahin këtë marrëveshje.

“Shkëlqyeshëm fare, shyqyr që është marrë kjo iniciativë, afrikanët janë një popull shumë i urtë dhe sjellin edhe kulturën e vetë. Për ne është shumë mirë se shtohet puna”,-tha banorja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026