Opozita italiane kritika Melonit për marrëveshjen: Një guantanamo në Shqipëri
Në Itali marrëveshje me qeverinë shqiptare për krijimin e kampeve të refugjatëve ka ndarë opinionin publik dhe politikën. Një pjesë e partive në pushtet e shikojnë paktin si një zgjidhje të mirë për tu përballur me fluksin e madh të emigrantëve nga vendet e Afrikës.
Por partitë e opozitës ngrenë alarmin se pakti mes Ramës dhe Melonit është kundër ligjeve të BE, marrëveshjeve ndërkombëtarë si dhe kundër të drejtave të njeriut.
Partia Demokratike, një nga forca kryesore opozitare në itali thotë se marrëveshja nuk zgjidh krizën e emigracionit, por është një lëvizje strategjike e Melonit.
Edhe Lëvizja 5 Yjet thotë se marrëveshja është një farsë e Melonit dhe nuk do të sjellë asnjë ndryshim për problemin e emigrantëve. Kjo forcë politike thotë se do të kërkojë nga Komisoni Europian detaje për mënyrën sesi kjo marrëveshje respekton të drejtat e njeriut.
Rikardo Magi, sekretar i Partisë Plus Europa thotë se kjo marrëveshje po krijon në Shqipëri një burg të ngjashëm si ai i Guntanamos. Sipas tij, kjo marrëveshje krijon një kamp jashtë Italisë pa marrë parasysh asnjë ligj ndërkombëtar dhe pa mundësinë që kampet të kontrollohen në mënyrën e duhur. Gjithashtu, sipas tij, Italia nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjet e Bashkimit Europian lidhur me qytetarët e huaj.
Edhe parti të tjera opozitare në Itali thonë se marrëveshja është një dhunimi i së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë